Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se më herët ka pasur diskutime për çështjen e kufijve, për të cilën sipas saj ka qenë në dijeni dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas saj, Hoti ka kritikuar në të kaluarën këtë çështje, ndërsa sot thekson ajo, kryeministri e mohon.

“Z. Kryeministër, zonja dhe zotërinj nuk është mirë të mendohet se jemi pjesë e një amnezie. Diskutime për kufij ka pasë. Nuk ka deputetë të LDK0së që s’ka fol, ish-deputetë të mandatit të kaluar që s’ka fol për këtë teme në këtë Kuvend. Ish-presidenti e ka pranuar vetë. Herë është quajtur “korrigjim kufijsh’ e herë me ndonjë emër tjetër, mirëpo diskutim ka pasur për gati dy vjet me radhë dhe ju i keni kritikuar çdo ditë e tash po pretendoni se ato s’kanë ndodh. Dhe t’i thoni një Kuvendi që po merreni me konspiracione për ngjarje të dokumentuara dhe tashmë të konfirmuara nga njerëz aktual të Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarë të kaluar të Shtëpisë së Bardhë tregon mos respekt ndaj këtij institucioni”, tha Osmani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb