Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Osmani është shprehur se kjo festë, manifeston vlerat e përbashkëta njerëzore, humanizmin dhe solidaritetin me të cilat fitohet çdo betejë dhe ngjallet shpresa për të ardhmen.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat kundër koronavirusit, dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, është cituar të ketë thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga presidenca.

Më tej, në urimin e saj, presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!

“Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia.

Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, ka thënë Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: