Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në mbledhje është vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës.

Ndërkohë, ky subjekt politik ka shprehur gatishmërinë që të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, teksa për koalicionin me VV kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do të shpejtojë dhe se do të shohin cili është interesi i partisë.

Ndërsa, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb