Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Prishtina nuk do të lejojë që bashkimi i komunave me shumicë serbe të realizohet në Kosove dhe Metohi.

Ajo ka thënë se kur është fjala për Asociacionin me komuna me shumicë serbe e ka të njëjtin qëndrim që e ka pasur edhe në vitin 2013, kur ka votuar kundër asaj marrëveshje në Bruksel.

Gjithashtu Osmani është shprehur se Beogradi nuk po punon për dialogun Kosovë-Serbi aq sa autoritetet serbe.

Osmani ka theksuar se tashmë duhet të ketë një reagim edhe më të fortë nga BE, dhe se Serbia nuk duhet trajtuar si një fëmijë i llastuar në procesin e dialogut.

“ Kosova nuk duhet të heshtë, sepse kjo nuk është në rregull. Prandaj këto duhet të thuhen publikisht, BE-ja duhet ta çojë presionin te Serbia për zbatimin e marrëveshjeve”, tha Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb