Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e parë të saj në cilësinë e Presidentes, tha ndër të tjera, se hapi i radhës i vendit është dialogu me Serbinë, por shtoi, që duhet të jetë i barabartë dhe i drejtë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria jonë është ushtria me besimin më të madh qytetar. Historia jonë krahas dhimbjes është histori i ngadhënjimit mbi të keqen, ne do t’u jemi mirënjohës atyre që u rreshtuan krah Kosovës. Ata duhet të qëndrojnë pranë nesh në mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Në mesin e aleatëve të shumtë janë tri shtylla, SHBA, BE-ja dhe Republika e Shqipërisë. Si presidente e Kosovës, shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë politikanët të ndërtojmë frymën e bashkëpunimit e tolerancës”, ka thënë ajo.

Osmani th se ajo udhëhiqet nga vullneti i qytetarëve.

Më tej ajo nënvizoi se drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të vihen para drejtësisë.

Gjithashtu Osmani tha se dialogu është rruga përpara porse ai duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë.

Osmani ka thënë se sfida me pandeminë është ajo që duhet pasur prioritet.

“Në këtë sfidë fitorja e suksesi nuk është vetëm e njërës palë. Kemi humbur shumë jetë njerëzish e të tjera mund t’i humbim”,
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb