Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në Stamboll, ku është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani shkruan se i ka shprehur mirënjohje Turqisë për angazhimin në sigurinë e rajonit.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan Osmani.

Ndërkaq, Osmani në Facebook shtoi se ka informuar Erdoganin për zhvillimet e fundit në rajon.

“E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, tha Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb