Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon të ndjekë politikat e vjetra të Slobodan Milosheviçit duke u shndërruar në vegël të Rusisë për të destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, me qëllim të shkatërrimit të të arriturave të SHBA-së në dekadat e fundit në rajon.

Këto komente ajo i bëri sot një fjalim mbi të ardhmen e Kosovës në një rajon sfidues në Institutin e Politikës së Jashtme (FPI) në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare John Hopkins, në Nju Jork.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani tha se Kosova ka nisur ndërtimin e saj si shtet nga zeroja, si rezultat i aparteidit dhe luftës së regjimit të Millosheviçit.

“Historia e Kosovës është përfundimisht një histori e suksesit. Si ta ndërtoni shtetin nga pikënisja, e cila ishte pikërisht ajo që ne u desh ta bënim pas një periudhe të dhimbshme historie dhe të një lufte të madhe që kishte populli i Kosovës. Unë besoj shumë se vendi ynë do të ecën përpara, përfshirë nga pikëpamja ekonomike. Kosova si shtet ka 13 vjet, por në të njëjtën kohë ka pasur një progres të madh. Ne jemi të mbështetur nga aleatët tanë më të mëdhenj, sidomos SHBA. Kur flasim për Kosovën dhe popullin e saj, ne kryesisht flasim në kontekstin e luftës. Njerëz të ndryshëm në botë mendojnë se lufta në Kosovë ka nisur më 2011 kur ka nisur dialogu Kosovë-Serbi, por është një kontekst i kësaj dhe kthehet mbrapa në kohën kur ish-lideri serb Millosheviç, i njohur si kasapi i Ballkanit, i mori të drejtat autonome të Kosovës, duke dhunuar çdo të drejtë bazike të qytetarëve të Kosovës, duke nisur nga e drejta jonë për arsimim. Unë isha fëmijë i vogël në atë kohë në shkollë dhe të gjithë ne u dëbuam nga shkollat tona për të njëjtën arsye, se ne nuk jemi një popull i njëjtë sikurse regjimi i Millosheviçit. Kur ne u nuk u lejuam të shkojmë në shkollë, të gjithë prindërit u larguan nga puna, ne nuk ishim të lejuar të ndiqnim asnjë të drejtë civile ose të drejta të kulturës. Praktikisht ne kemi jetuar nën një regjim aparteidi. Kjo çoi deri te lufta e shkaktuar nga regjimi i Millosheviçit”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për politikat destruktive të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Regjimi në Serbi vazhdon të ndjekë të njëjtin mentalitet, por me strategji të tjera, me një mentalitet që po përpiqet të vendosë të ashtuquajturën bota e madhe serbe. Kosova i përket një rajoni mjaft sfidues ku Rusia ka interesa specifike dhe interesi i tyre nuk është vetëm destabilizimi i Kosovës, por për shkak se Ballkani Perëndimor është një rajon ku ata dëshirojnë të zhbëjnë çdo gjë amerikane, çdo gjë që SHBA ka arritur në dy-tri dekadat e fundit, të cilat janë stabiliteti dhe demokracia. Kosova është historia më e madhe e suksesshme në politikën e jashtme amerikane dhe Rusia duke sulmuar pjesën tonë të botës, po përçon mesazhin te SHBA se do të sulmojë vlerat për të cilat SHBA dhe vendet evropiane kanë qëndruar prapa tyre në vitet 1999 kur ato shpëtuan jetët tona. Rusia ka gjetur trampolinën për ndikimin e saj dhe kjo është Qeveria e Serbisë, e cila vazhdon të destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën”, u shpreh Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb