Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Osmani gjithashtu përgëzon PD-në dhe gjithë partitë e tjera që vendosën të garojnë në zgjedhje.

Ajo uron që përfaqësuesit e rinj politikë shqiptarë të kontribuojnë edhe në bashkëpunimin m e Kosovën.

Bie në sy se Osmani në asnjë rresht nuk përmend Edi Ramën, kryeministrin edhe për 4 vite të tjera të Shqipërisë.

 

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: