Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit që ka pasur me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, zonja Osmani ka thënë se ka shprehur përkushtimin për të vazhduar punën me aleatët, në mënyrë që të mundësohet sundimi i ligjit në veri të vendit.

“Në takimin e sotëm me Escobar dhe Miroslav Lajcak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Presidentja ka folur edhe për grupet kriminale në Veri, duke dënuar sërish dhunën që kanë ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, policisë e gazetarëve.

“Theksoj se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Nënvizoj se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë. pjesëmarrjen e të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb