Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Ajo do të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.
Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe muzikantja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ecila do të nderohet në këtë mbrëmje me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.
E teksa ndodhet në Washington DC, presidentja Osmani është takuar nga afër me artisten Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bahsollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.

“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në rrjetet sociale, janë publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohura të Kosovës në Amerikë.

Dua mund të shihet shumë e buzëqeshur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset ndërkombëtare të filmit “Zgjoi”.

Të tre femrat e suksesshme në art kanë marrë gjithashtu urimet e pakursyera të asaj që njihet si gruaja numër një e vendit, presidentja Vjosa Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb