Në një konferencë të përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Shqipërisë, krerët e shteteve kanë folur edhe në lidhje me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Martyt.

Presidentja e Kosovës Vjosa osmani, u shpreh se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të bëhet pis sepse ishte mbrojtje ndaj një lufte gjenocidale.

“Rezolutat shprehin vullnetet politike të Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që do shqiptar e ka thënë që lufta çlirimtare nuk mund të zhbëhet nga askush sepse historinë nuk e ndryshon askush pavarësisht përpjekjeve. Kosova e ka mbrojtur veten nga një regjim gjenocidal mbetjet e të cilit janë ende në Serbi mbi mentalitetin.

Konfirmimin tonë për pastërtinë e luftës sonë, e keni dëgjuar çdo ditë e nuk mund të pritni përshëndetje speciale në një ditë të veçantë, sepse është në çdo punë e veprim frymëmarrje tonën, çdo punë që e bëjmë për të ecur para nderojmë secilin çlirimtar.

Marty e ka marrë përgjigjen edhe nga prokuroët që para shumë vitesh i kanë hedhur poshtë.
Kosova ka aplikuar për në KE, mirëpresim ndihmën nga Shqipëria dhe kur të jemi anëtare do të kemi të drejta të plota, të paraqesin amendamente, atëherë do të mundim të propozojmë brenda vetë organizatës që kishte miratuar atë raport.

Kjo pasi i vetmi që mund të shfuqizojë një raport është institucioni që e ka miratuar.
Edhe diçka tjetër, nuk do të harrojmë kush bëri presion më shumë që të krijohej Gjykata Speciale”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb