Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për shpalljen zyrtare të Vjosës si Park Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ironizon kryeministrin Edi Rama teksa vendimin e tij e ka cilësuar si një komedi-tragjedi. Gjithashtu ai thekson se pavarësisht vendimit për Vjosën ‘Park Kombëtar’, nuk ekziston asnjë impiant apo strukturë për përpunimin e ujërave të zeza.

REAGIMI

“Rama shpalli Vjosen me fece, “Park Kombetar”!!
Komedi dhe tragjedi kjo me Vjosen e mrekullueshme!
Ne Vjose dhe deget ushqyese te saj derdhen te gjitha ujrat e zeza te Qarkut te Gjirokastres.
Te te gjithe bashkive te tij:
Te Libohoves, Dropullit, Gjirokastres, Permetit, Kelcyres, Tepelenes e Memaliajt.
Asnje impiant, strukture per perpunimin e tyre nuk egziston…
Direkt ne Vjose shkojne e depozitohen aty midis ujrave te saj!
Aaa me falni, eshte nje i tille, afer Kelcyres…
Por i ndertuar krejt ne buze te Vjoses, qe con te gjitha cfare grumbullohen aty ne ate lum, por te shtyra nga buldozere kete here!
Qe vetem per perpunim te mbeturinave e mbrojtjen e Vjoses nuk eshte.
Mund jete per cdo gje tjeter….edhe per koperture, korrupsion, qe mos e thente Zoti kete!
Sepse eshte me leje nga Ministria e ambjentit dhe deputete e Qarkut!
Njelloj si dhe per shkaterrimet e tjera te pyjeve ne Tepelene, Gjirokaster, Libohove, Memaliaj etj te ujrave, pra te ambjentit ne terresi.
Dhe Prukuroria vetem belbezon “Kemi hapur ceshtje”…. me tej asgje!
Ndersa sot degjoj per te qinden here perseri Ministren deputete kur deklaron:
Do te investojme 80 milion E per shpetimin e Vjoses nga fecet.
Por pa thene kur do te behet kjo, ne baze te cilit projekt, me cfare financimi etj etj.
Se sa per premtimin, ai eshte shume i hershem e shume i perseritur, sa asnje nuk i beson.
Vetem fjale ne hava, ndersa fecet mbushin kete “Park Kombetar”!
Model i cuditshem ky i ketij “Parku”….plot me fece!”, ka shkruar Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: