Qeveria miraton kompensimin e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi i vënë në dispozicion është rreth 552 milionë lekë. ALUIZNI publikon listën me 753 pronarë që përfitojnë fondin e miratuar dje. Bëhet fjalë për ndërtimet pa leje në drejtoritë për ALUIZNI-t, përkatësisht në Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamëz, Vorë. Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, vlera e kompensimit për 43 920,53 m2 është 522 842 426,65 lekë.

Vendimi
Në vendim përcaktohet se për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI si rrjedhojë e kalimit të pronësisë ndërmjet shitjes së parcelës ndërtimore si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Qeveria përcakton se për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. “Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës, Kavajë dhe Shkodër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme”, përcakton më tej vendimi. Ndërkohë, ngarkohen Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Aplikimi
Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës kryen verifikimet e duhura.

Drejtori i përgjithshëm i ATP-së brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes. Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së, Tiranë, kërkesën-tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

Aplikimi për të marrë paratë dhe dokumentet
ATP-ja, në zbatim të VKM nr. 383/2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” i ndryshuar, procedon si më poshtë:

1. Njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes zyrtare, listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave, për periudhën përkatëse.
2. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së njoftimit publik.
3. Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë ATP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur.
4. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës.
5. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura.
6. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës: a) nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi; b) urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen; c) njofton kërkuesin që nuk përfshihet në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mos përfshirjes.

Listën e plotë me emra e gjeni në “Gazeta Shqiptare” print në çdo pikë shitje të gazetave

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb