Regjisori Edmond Budina ka reaguar ashpër kundër VKM-së që përcakton kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Budina theksoi se VKM-ja në fjalë shkel rëndë Kushtetutën, ndërsa sulmoi kryeministrin, duke e cilësuar burracak.

“Ne jemi përsëri këtu për të denoncuar një tjetër akt vandal, antikushtetues, kriminal, të një qeverie kriminale. Ky vendim, kjo VKM shkel rëndë Kushtetutën dhe ata që e bëjnë këtë janë ça burracake. Kryeministri nuk e firmos vetë, por ia lë ca të tjerëve, si burracake. Nëse ai ka guxim të firmosë vetë. Ata që kanë firmosur për reformën në drejtësi, të dalin me fytyrën e vetë dhe të thonë se kjo reformë nuk po funksionon. Ne nuk dorëzohemi. Nuk lodhemi, deri sa drejtësia të vijë deri në fund. Jemi që qytetari të fitojë të drejtën e vetë. Nuk do të tërhiqemi, në të gjitha instancat shqiptare dhe ndërkombëtare. Jemi për të vendosur drejtësinë në këtë vend, sepse ky shtet ka rënë.”, tha Budina.

 

Ndërkohë, regjisori Robert Budina tha se Aleanca Kundër Shembjes së Teatrit nuk do të dorëzohet, duke i shkruar kësaj çështje deri në fund.

“Ky VKM është rrëzuar me vendimin e Kushtetueses që ia thotë qartë nuk mund të bëni VKM, por një ligj. Që në koncept, historia ka rënë. Hapur në mes të ditës, të gjithë ne, kjo është rënie e madhe e demokracisë. Do e ndjeni më vonë. Nuk ka drejtësi në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë se ne do të dorëzohemi, e dimë se është çështje e gjatë, do e ndjekim deri në fund. Ne do t’i lodhim, siç i kemi lodhur qeveritarët, pasi jemi me të drejtën. Janë ngritur së fundmi bateritë e tyre në drejtimin e tyre për të thënë se; ne nuk jemi asgjë. Juve do t’ju djeg aty ku nuk ju shkon mendja, dhe ne do e çojmë deri në fund. E keni thënë disa herë se ndërkombëtarët po shohim procesin e drejtësisë se si po ecin, por demokracia po ‘shqyhet’. Po luftojmë për pronën publike, për një koncept. Teatri Kombëtar mblodhi të gjitha këto poshtërsi të kësaj qeverie. Ne jemi njerëz të papërlyer dhe do ta fitojmë betejën me ju që jeni të përlyer me të gjitha gjirizet e politikës.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb