Në bashkëbisedimin me gazetarët Rama komentoi edhe VKM për kazinotë, ndërsa i konsideroi të pavërteta lajmet për rihapje të kazinove.

“Është përhapur një fjalë se janë rihapur kazinotë e bixhozi është komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje. Asnjë lëshim dore për të dhënë leje.

Është hapur një procedurë specifike që lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës, dhe duke pritur që cilido qoftë të ofertojë në një zonë të caktuar. nuk është si është përkthyer.

Në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove, vetëm në struktura me 5 yje, ose kazino të veçanta në zona strategjike për zhvillim e për turistët. gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht e nuk do ta ushtrojmë masivisht. Hotelet me 5 yje po, është në ligj.

Licensë marrin vetëm brandet ndërkombëtare të kuotura, nuk ka kthim pas. jemi të shqetësuara për fenomenin e on linet sic ndodh në të gjithë vendin. Dhe jemi duke menduar për këtë se cfarë do të bëjmë, po të tjerat janë të gjitha fake neës.” – u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: