TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në aktivitetin e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese dhe për kërkesën e PD dërguar në Gjykatë Kushtetuese për VKM-në e qeverisë për ndërtimet pa leje.

Rama tha se ky është një makinacion politik që të lë pa fjalë. Pas deklaratave të tij ka reaguar Gazment Bardhi,

“Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh. Goditja në Gjykatë Kushtetuese e një vendimi qeverie, në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit, nga ndërtues. Këta në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur dështimin final. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar mahisjen e të gjithëve Që një vendim i tillë qeverie të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie që do përkthehet në metra katrorë të prekshëm dhe të matshëm është një kulminacion i ri që i ilustron më së miri ata më parë. Si mund të vetëdijësohemi se jo çdo konflikt duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese? Si mund të evitojmë që ti drejtohemi GJK për të tejzgjatur konfliktet. Për ta thënë me fjalët e Rolling Stones është vetëm këngëtari dhe jo kënga”, tha Rama.

Ndërkohe deputeti i PD Gazment Bardhi, një prej iniciatorëve të ankimimit tha se Rama e ka humbur lidhjen me realitetin dhe se mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri.

Ai i kërkon të mos shantazhojë Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve.

“Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit. Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zabto ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb