TIRANË

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të punësuar 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në shkollat e vendit.

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi e cilëson një hap të parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD, por sipas saj edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të partisë duke e cilësuar portalin “Mësues për Shqipërisë” të dështuar.

Vokshi deklaron se qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transparente e në bazë meritokracie teksa kërkon fonde për testimin serologjik për mësuesit; sigurimin e kushteve higjieno-sanitare; sigurimin e mjeteve mbrojtëse falas; dezinfektimin e shpeshtë dhe pagesën e plotë për çdo orë shtesë.

POSTIMI I PLOTË
Të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë, gjysmak!
Shtim 1000 mësuesish? Një hap i parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD. Por, si çdo vendim tjetër, edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të Partisë sepse portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës.
Rasti i punësimit të mësuesve në Fier, (shih fotot) e dëshmon këtë. Nuk punësohet ai që renditet i pari në listë, por punësohet ai që renditet i 27, 28, 48 e kështu me radhë…
Qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transparente e në bazë meritokracie.
Rama të mos paguajë për inceneratorët e tij e të Veliajt me miliarda leke, por të sigurojë shkollat dhe mësim cilësor.
Për këtë nuk mjafton një masë gjysmake e marrë nën presionin e vazhdueshëm të PD, por duhet me urgjencë të alokojë fonde për:
1. Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;
2. Sigurimi i kushteve higjieno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në respektim të protokollit të sigurisë
3. Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).
4. Dezinfektimi i shpeshtë, të çdo shkolle, siç edhe protokolli i sigurisë e kërkon.
4. Pagesë e plotë për çdo orë shtesë, si dhe shpërblim mujor për çdo muaj mësimdhënie në kohë pandemie.
Shëndeti dhe jeta e çdo nxënësi dhe e çdo mësuesi është e shenjtë!

Vokshi Fb
Vokshi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb