Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni zhvilloi sot një takim në zyrat rajonale të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Tiranë lidhur me VKM “për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien”.

Në takimin e zhvilluar në orën 14:00 me stafin rajonal të ALUIZNI tek ish-stacioni i trenit, Gjermeni tha se vendimi kishte ngjaluur në masë interesin e ndërtuesve.

“Kërkoj bashkëpunimin e subjekteve ndërtuese dhe të qytetarëve. ALUIZNI të bashkëpunojë me bashkitë në mënyrë që qytetarët e prekur nga shkelja e detyrimeve nga ndërtuesit të mund të përfitojnë,” tha Gjermeni.

Ajo gjithashtu i bëri apel stafit të ALUIZNI në të gjithë vendin që procesin ta realizojnë në kohë dhe afat më të shkurtër.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb