FIER- Vendimi i qeverisë për miratimin e tarifave minimale të pagës së avokatëve ka bërë që këta të fundit të shprehin qëndrim kundër.

Në shenjë proteste avokatët e qytetit të Fierit kanë paralajmëruar se ditën e hënë do të bojkotojnë të gjithë seancat gjyqësore. “Kërkojmë uljen e tarifave minimale. Të hënën do bojkotojmë seancat gjyqësore”, theksuan avokatët.

Nga ana tjetër, kreu i Dhomës së Avokatëve në Fier, Zenun Hajdarmataj bëri të ditur se 70% e avokatëve nuk i përballojnë dot këto tarifa. “70 për qind e avokatëve nuk i përballojnë dot këto tarifa. Të drejtat tona, ndjekim gjithë rrugët demokratike.”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: