Presidenti rus Vladimir Putin që prej 5 marsit, nuk është shfaqur në publik. Kjo ka bërë që mediat të ngrenë pikëpyetje dhe dyshime mbi “zhdukjen” e tij. Disa prej tyre shkruanin se ai ishte sëmurë, madje pati nga ato që shkruanin edhe se kishte vdekur. Por, Vladimir Putin mesa duket ndodhej në Zvicër.

Gazeta zvicerane Blick, shkruan se Putin ndodhej në Lugano, ku është shtruar e dashura e tij, gjimnastja 32­vjeçare Alina Kabaeva. Kjo e fundit raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e presidentit rus dhe ky i fundit i ka qëndruar pranë.

Putin kishte rezervuar disa dhoma në spitalin e Sorengos, ndërsa tashmë ato janë liruar.

Televizioni rus ndërkohë ka shfaqur pamje të Putin, gjatë një takimi që pretendohet se është zhvilluar sot. Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë për ribashkimin e Krimesë me Rusinë, e cila do të mbahet më 16 mars. Putin, 63 vjeç është babai i dy vajzave të tjera, Mariya dhe Yekaterina, nga martesa e parë me Lyudmila Shkrebneva.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: