Një bisedë telefonike është zhvilluar mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit rus Vladimir Putin.

Duke shprehur ngushëllime të thella në lidhje me tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilët shkaktuan viktima të shumta, Vladimir Putin ripohoi gatishmërinë e tij për t’u ofruar menjëherë partnerëve turq ndihmën e nevojshme për eliminimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.

Propozime specifike tashmë i janë dorëzuar palës turke përmes kanaleve përkatëse.

Erdogan tha se Turqia do të pranojë ndihmën e Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb