Pas një merkato dimri potente, ku afruan në Torino emra me peshë si Vlahovic e Zakaria, Juventus është gati për sfidën kundër Verona. “Zonja e Vjetër” kërkon me çdo kusht prezencën në Champions, për këtë arsye investuan fuqishëm, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim i madh që do të komprometonte shumë të ardhmen e klubit.

Pavarësisht afrimeve të bëra, Max Allegri nuk ndryshon objektivat e klubit: “Objektivi nuk ndryshon, duhet të futemi tek katër ekipet e para. Shoqëria zhvilloi një merkato shumë të mirë, Vlahovic është si Haaland apo Mbappe, një nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Edhe Zakaria është një blerje e mirë.

A do të luajnë të dielën? Të shohim. Një tredhëmbësh Vlahovic-Dybala-Morata? Është një opsion i mundur, por nëse luajnë duhet të vrapojnë”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb