TIRANË- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marrë një premtim konkret nga ambasadorja e Bashkimit Europian znj.Romana Vlahutin, e cila thotë se “BE-ja, do të ofrojë ndihmë konkrete duke alokuar një fond prej 24 milionë eurosh për Shqipërinë, për 3 vitet e ardhshme”.

Në takim Ministri Dervishaj e njohu Ambasadoren për hapat që Ministria ka ndërmarrë për Procesin e Berlinit, dhe reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizime, ndërsa të dy theksuan rëndësinë e prioritarizimit të projekteve të transportit dhe infrastrukturës, ku duhen bërë më shumë përpjekje për të përafruar legjislacionin shqiptar me aquis e transportit të BE-së, në kuadër të Agjendës Rajonale të Ndërlidhjes së procesit të Berlinit.

Ministri Dervishaj u ndal edhe te prioritetet e MTI-së, që lidhen me përfundimin e disa akseve të rëndësishme kombëtare dhe rritjen e sigurisë rrugore, ku një projekt i rëndësishëm pritet të fillojë së shpejti në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore, me vlerë 140 ml dollarë për 5 vitet e ardhshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: