* BE-KiE program për të drejtat e njeriut, Vlahutin: Jemi të gjithë ndryshe por të barabartë

TIRANË- Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka kërkuar sot miratimin sa më shpejt të reformën në drejtësi, duke vendosur edhe një afat. Vlahutin është shprehur se do ishte mirë që reforma të miratohej para dhjetorit dhe ligjet të mos mbeten vetëm të shkruara.

“Të miratohet sa më shpejt reforma në drejtësi. Do ishte mirë që reforma të miratohej para dhjetorit. Është me rëndësi që ligjet të zbatohen. Ligjet të mos mbeten vetëm të shkruara”, ka thënë Vlahutin.

Këto deklarata, ambasadorja e BE-së i ka bërë gjatë nisjes së Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

“Rritja e Efektivitetit të Sistemit të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-diskriminimit në Shqipëri” është shënuar me një aktivitet ku merrnin pjesë ambasadorë e diplomatë të huaj por edhe drejtues të institucioneve të kësaj fushe në Shqipëri.

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin deklaroi se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete duke evidentuar 3 pika ku do të ndërhyhet.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë këto grupe, me fonde dhe nëpërmjet Këshillit të Europës në çështje të të drejtave të njeriut. Ky projekt 2-vjeçar do të sjellë rezultate konkrete. Së pari rekomandime direkte si të përmirësojmë kornizën ligjore siç është anti-diskriminimi. Së dyti përmirësimi i konrizës institucionale dhe së treti për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët se jemi të gjithë ndryshe por jemi të gjithë të barabartë”, deklaroi Vlahutin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb