Futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk do të jenë më të pajisur me pasaporta diplomatike. Ata u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

Por me gjithë kërkesën e FSHF për rimarrjen e kësaj pasaporte për futbollistët, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka kthyer dje përgjigje negative, duke deklaruar se VKM e 2016 është shfuqizuar.

Sot në një reagim pas publikimit të korrespodencës, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cilësoi si “shumë zhurmë për asgjë”, duke theksuar se “vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti”, duke nënkuptuar se afati i këtyre pasaportave diplomatike ka mbaruar.

Xhacka Fb
Xhacka Fb

Ndërkohë që në pasaportat e futbollistëve shihet qartë se vlefshmëria e këtyre dokumenteve, të lëshuara në 2016 është deri në vitin 2026 dhe afati i tyre nuk ka skaduar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër humbja e së drejtës së futbollistëve të Kombëtares për të pasur pasaporta diplomatike i atribuohet vendimit të ish-ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për një VKM të 2019.

Ndërkohë që vetë Cakaj me një postim në “Twitter” më 10 shtator 2019 deklaronte se lajmi për heqjen e pasaportave diplomatike është i gënjeshtërt. (Foto)

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruante Cakaj.

Cakaj Tw
Cakaj Tw

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb