“Transfermarket” ka zbuluar të dhënat e fundit të këtij viti sa i takon skuadrave më të shtrenjta të Superligës shqiptare. Në majë qëndron ekipi i Kukësit, i cili kap vlerën e 5.8 mln eurove.

Krahasuar me matjet e fundit që janë bërë nga ky portal që merret me matjen e vlerave të klubeve dhe futbollistëve, ka një ulje me 1.3%.

Skuadra e dytë në këtë renditje është Flamurtari, klubi i cili ka bërë një merkato të fuqishme. Sipas “Transfermarket” vlonjatët arrijnë në 5.4 mln euro, ndërsa podiumin e plotëson ekipi i Partizanit.

Të kuqtë e kryeqytetit kanë një vlerë prej 5.03 mln euro, duke humbur 6.3% nga vlerësimet e fundit të bëra në muajin shkurt. Ajo që bie më shumë në sy është skuadra e Skënderbeut, e cila nga vendi i parë ka rrëshqitur në vendin e 5, duke humbur 48,4 % të vlerave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb