Bayern Munchen mori fitoren e radhës në Bundesliga, por ajo që ra në sy ishte paraqitja tjetër e mirë e Jamal Musiala-s. Edhe legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus është mahnitur nga loja e mesfushorit 19-vjeçar, protagonist i dy asisteve në ndeshjen e fundit.

“A e keni parë se çfarë ka bërë Musiala? Është vetëm magji, Musiala luan si Messi. Është Hollyëood. Duhet të qëndrojë te Bayern përgjithmonë dhe duhet të luajë gjithmonë.

Sa do të duhej për ta blerë? Një shifër e pamoralshme. Mendoj se vlera e tij është 250 milionë euro, por gjithsesi ky lojtar nuk është në shitje”.

Fjalë që janë në sintoni të plotë me ato të trajnerit të Bayern-it, i cili i ka thurur elozhe cilësive të Musiala-s dhe ka uruar që paraqitjet e tij të jenë në një nivel edhe pas Botërorit, ku do të marrë pjesë me Gjermaninë e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb