TIRANË

Kryeministri Edi Rama është i bindur se procesi i nisur për Presidentin e Republikës nga maxhoranca do të shkojë deri në fund. Ndonëse nuk foli për ‘shkarkim’, Rama tha në “Real Story” në Neës24 se vlera themelore e arsyetimit të Venecias është se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, të tjerat janë nuanca.

“Procesi do të vazhdojë dhe do të shkojë deri në fund për të prodhuar një rekomandim për parlamentin. Të gjitha që janë për t’u peshuar do peshohen. Në radhë të parë nga ekspertë e njerëz të ligjit në atë komision dhe pastaj dhe në aspektin politik. Procesi nuk mund të ndalet pse diku është thënë një frazë. U bë deti kos sepse u tha që jo vetëm nuk u shkel kushtetuta por u bë një akt patriotik për të shpëtuar Shqipërinë nga apokalipsi dhe ndërkohë ne të tjerët që respektuam ligjin dhe votuesit u trajtuam sikur po merrnim peng dynjanë. Vlera themelore e arsyetimit të Venecias është Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, të tjerat janë nuanca që do të lexohen me kujdes nga ata që kanë detyrën t’i lexojnë”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb