Studimet shkencore tregojnë për dobinë e shumëfishtë të farës së zezë dhe për efektin e saj të dobishëm në balancimin e metabolizmit dhe sistemit të imunitetit si bazë për funksionim të shëndetshëm të organizmit.
Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. E ftuar në Vila24 nutricionistja Hyrida Basha tregoi sesi mund të përfitojmë sa më shumë nga vetitë e kësaj bime duke shpjeguar me detaje vlerat e saj.

“Fara e Zezë (Nigella sativa) përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, vajrat me Eter, vitaminat, mineralet dhe aminoacidet. Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Fara e zezë ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave”, -tha nutricionistja.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb