Katër zero do të hiqen nga vlera e monedhës iraniane, madje do të ndryshohet edhe emri i saj, falë një ligji të ri të miratuar sot nga parlamenti iranian mes hiperinflacionit të shkaktuar nga sanksionet amerikane dhe pandemisë së koronavirusit.

Riali, monedha e Iranit që nga viti 1925, kohët e fundit ka humbur më shumë se 50% të vlerës së saj, me rritjen e inflacionit në mënyrë drastike si pasojë e sanksioneve amerikane ndaj politikës bërthamore, ushtarake dhe rajonale të Iranit dhe pasojave ekonomike të pandemisë.

Riali do të zëvendësohet nga tomani, që do të thotë se 10 000 rialë shndërrohen tani në 1 toman.

Irani shpreson se masa e re të ketë një efekt pozitiv psikologjik në treg.

Shumë iranianë duhet të paguajnë më shumë se një milion rialë për blerjet e tyre javore.

Masa është gjithashtu e nevojshme për zbatimin e reformës bankare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: