Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh pas vlerësimit të disa mësuesve, edukatorëve e pedagogëve në Korçë me rastin e 7 marsit.

Meta thotë se tashmë duhet angazhim dhe përpjekje për të mos lejuar më që mësuesit dhe rinia të braktisin atdheun.

Ai shpreh mirënjohje për brezat e mësuesve shqiptarë që kanë dhënë edhe jetën e tyre për të mbrojtur gjuhën e arsimin shqip.

STATUSI NGA ILIR META
Nga Korça, djepi i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës shqiptare, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me rastin e 7 Marsit, një buqetë të nderuar mësuesish, edukatorësh, pedagogësh e drejtuesish të paharruar të shkollave të këtij qyteti, që aq shumë kanë sakrifikuar për përhapjen e dritës së dijes dhe edukimit patriotik të rinisë.
Mirënjohje përjetë për të gjitha brezat e mësuesve shqiptarë, të cilët me vizion e patriotizëm dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip.
Të angazhohemi së bashku për të bërë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar më, që mësuesit dhe rinia jonë e mrekullueshme të braktisin Atdheun, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurt, plot krenari dhe besim.
GËZUAR 7 MARSIN! ???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb