TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se vlerësimi i grupit parlamentar për kabinetin qeveritar tregohet nëpërmjet votës së besimit që i ka dhënë qoftë zëvendësimit të ministrave apor dhe qeverisë si dhe me aktet e kaluara në kuvend të qeverisë.

“Në demokraci një grup parlamentar vlerëson qeverinë e vet, pikë së pari me votën e besimit që i ka dhënë dhe ky grup parlamentar qoftë kur është dashur të zëvendësohet një ministër i veçantë por qoftë kur i është dhënë votëbesimi qeverisë ka qenë dhe mbetet një grup parlamentar që i mbështet dhe e dyta është vlerësimi për ministrat nga një grup parlamentar jepet edhe për legjislacionin që ata sjellin në Kuvend.
Grupi parlamentar me qeverinë punojnë çdo ditë bashkë për shumë akte të cilat kalojnë në Kuvend. Sot kemi miratuar në Kuvend një sërë ligjesh që kanë të bëjnë me aspekte shumë të rëndësishme dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të njerëzve në kushtet e kësaj pandemie të pashembullt por që këto nuk marrin kurrë akses në media”, deklaroi Balla.

Sa i përket platformës së PS në funksion të hapjes së kësaj force, numri dy i Partisë Socialiste tha se është një hapje reale përkundrejt kontributeve të atyre njerëzve që duan të hyjnë në politikë dhe duan të kontribuojnë për vendin e tyre. Balla shpjegoi dhe si do funksionojë ky proces.

“Ky është një proces që shumë pak parti në botë e kanë realizuar. Është një hapje reale e një partie politike përkundrejt kontributeve të atyre njerëzve që duan të hyjnë në politikë dhe duan të kontribuojnë për vendin e tyre. Deputetiqë duam.ps.al është portali ku jo vetëm të rinj e të reja por ata që duan të jenë pjesë janë të ftuar. Procesi i aplikimit zgjat deri më 25 nëntor. Proces i thjeshtë, mjafton në 2-3 minuta të përmbledhësh arsyet përse dëshiron të kandidosh. Dhe pas 25 nëntorit do kemi një proces 5-ditor përmes një sekretarie që do jetë juria në fund, ku do të përzgjidhen ata që do të hyjnë në një proces trajnimi intensiv për legjislacionin, organizimin politik, çështje që lidhen me të folurën në publik, jurisprudencën dhe në përfundim do të kemi dhe një përzgjedhje tjetër shumë më të imtësishme nga një juri me personalitete jo vetëm vendase të cilët do i sugjerojnë kryesisë së PS një grup kandidatësh nga profesione të ndryshme. Do donim të kishim mësues apo infermiere të nderuara, studentë pse jo, sipërmarrës. Jam shumë i sigurt që do jetë një proces i suksesshëm”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb