Ish-drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, ka reaguar për vlerësimin e Dvoranit nga ana e DASH.

Calavera i ka shprehur urimet më të mira Dvoranit, kurse shton se do të mbështesë Shqipërinë në ndërtimin e një shteti të së drejtës.

  • foto galeri

“Urime. Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është thelbësor për përparimin në luftën kundër korrupsionit.

Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë të forcojë shtetin e së drejtës, të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë baza të begata për zhvillimin ekonomik”, shkruan Calavera.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb