TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dhënies së titullit të lartë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Kreu i Shtetit ka dhënë një urim dhe një mesazh të fortë jo vetëm për shqiptarët në ditën e parë të këtij viti.

“Vlerësimi i lartë i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, uroj të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë! ????”, shkruan Meta.

Meta
Meta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb