Claudia Scarpari, bashkëshortja e Francesco Acerbi ka shkruar hapur në rrjetet sociale. Ajo foli edhe për partnerin e tij, lojtarin e Interit, duke nënvizuar një nga karakteristikat e tij më të rëndësishme. “Ai ka një ndjenjë të fortë detyre dhe kurrë nuk dorëzohet”, – zbuloi Claudia.

Dhe duke folur për veten, më pas shtoi: “Unë shoh gjithmonë anën pozitive. A më pëlqen fakti që të tjerët e vlerësojnë trupin tim? Është gjithmonë bukur të ndihesh e vlerësuar, cilado qoftë arsyeja, fizik, mendje, karakter, punë…

Mbi të gjitha e vlerësoj trupin tim: sepse është i shëndetshëm, më ka lejuar të kem fëmijë, shumë herë është rikuperuar pasi e kam kaluar përtej kufijve”- shkroi ndër të tjera lady Acerbi. E ngacmuar pse partneri ka humbur rolin e titullarit tek Inter, Claudia nuk preferoi të përgjigjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb