Vllaznia kalon me sukses provën e parë për shkëputjen duke shpërblyer të gjitha parashikimet në javën e 10-të të Superligës. Skuadra e Tomas Brdaric fitoi 1-0 në fushën e Apolonisë, duke forcuar pozitat e saj në krye të renditjes. Shkodranët treguan menjëherë se për çfarë kishin ardhur në këtë transfertë, pa hequr dorë nga loja e shfaqur gjatë gjithë fazës së parë dhe duke dhuruar një futboll ofensiv.

132438823 3590765881000412 4743408735364143047 O
132438823 3590765881000412 4743408735364143047 O

Rastet nuk mungojnë, por finalizimi le për të dëshiruar. Nuk bëjnë shumë të zotët e shtëpisë, që vuajnë presionin e kundërshtarëve dhe shohin pak nga porta e tyre. Ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 49-të. Hoxhaj merr si dhuratë harkimin e kapitenit Gurishta dhe me kokë dërgon topin në rrjetë për epërsinë e Vllaznisë në pjesën e parë.

132431655 3590636344346699 328940520270572212 O
132431655 3590636344346699 328940520270572212 O

Në fraksionin e dytë, shkodranët provojnë të “vrasin” garën, por shpërdorojnë çdo mundësi që iu paraqitet për golin e qetësisë. Nga ana tjetër, Apolonia nuk arrin të rrezikojë epërsinë e miqve, që do të mbetej në fuqi deri në vërshëllimën e fundit. Kjo fitore konfirmon sezonin e shkëlqyer të Vllaznisë, e cila me 22 pikë pas javës së 10-të forcon pozitat e saj në vendin e parë të renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb