Trajneri i Vllaznisë, Brdaric dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Elbasanit në kupë.

“Është duke na pritur ndeshja tjetër dhe nuk ka shumë kohë. Nuk ka kohë të presim sepse e shijuam ndeshjen me Teutën dhe ishim mjaft mirë. Është mirë që kemi objektiva dhe është kompeticion tjetër. Është ndeshje e vështirë dhe e fortë. Kemi përballë ekip me mjaft eksperiencë, trajner me eksperiencë. Po ashtu dhe Elbasani një ekip që ka investuar tepër në këtë sezon. Dhe ato kanë objektiva. Nesër fillon kapitull ku objektivi është të kalojmë në raund tjetër.

Nuk shoh avantazh për sfidën e parë se në të dyja ndeshjet fiton ekipi më i mirë. Kemi treguar se me Elbasanin mund të bëjmë ndeshje të mirë. Tani është kompeticion tjetër dhe ka rregulla tjera, prandaj duhet të jemi sa më të fokusuar për ndeshjet e Kupës.

Nuk dua të di çfarë mund të ndodhë pas ndeshjes, të shkojmë atje dhe të marrim rezultat të mirë. E di që do të investojmë në maksimum. Nuk kemi dhe shumë kohë të punojmë, është dhe një stërvitje e pa filluar sot, do të punojmë më tepër nga ana taktike dhe teknike sot dhe shpresojmë të marrim një rezultat mjaft të mirë.

Ata do të kenë mundësinë ta përdorin Kupën si avantazh. Ato e dinë që do luajnë kundër Vllaznisë dhe është ekip me eksperiencë në Kupë.

Qatos i duhet pak kohë, po ashtu dhe Spahija. Jemi kompetitivë, fryma e grupit është aty. Të marrim këtë fitore me Teutën si shtysë dhe për ndeshjen e radhës. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.

Ne duhet të mirëmbajmë ekipin. Nuk kam dyshime për ndeshjen nesër, jemi ekip variabël dhe fleksibël sidomos me rikthimin e lojtarëve nga dëmtimet. Nëse lojtarët ndihen mirë, do i japim mundësinë për të luajtur.

Juriç duket se do të qëndrojë. Askush nuk e di çfarë do të bëhet në vijim, por besoj merkatoja është mbyllur dhe do të jetë pjesë e ekipit. Do të na duhet të rregullojmë pak situatën ku ndoshta një ndër ndeshjet do të na duhet.

E dimë që Elbasani ështe ekip i mirë dhe duam të përballemi në mënyrë sa më profesionale, por nuk ka lidhje me çfarë ekipi. Nëse do të luash në nivel të lartë, duhet të jesh gjithmonë kostant dhe të bësh një futboll të mirë”, u shpreh Brdariç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb