Vllaznia vijon me hapa të sigurt rrugëtimin drejtë objektivit që askush nuk e priste, titullit kampion. Situata ka ndryshuar shumë këtë periudhë pasi nuk punohet më për të siguruar prezencën në europë, një objektiv që duket çështje kohë për tu mbyllur matematikisht, por po punohet për të realizuar ëndrrën e madhe të qytetit. Pavarësisht se janë përballë një fakti të tillë, Matko Djarmati pranon se presioni nuk është ndjerë deri më tani:
SITUATA- Çdo javë është provë e vështirë, deri në fund të kampionatit. Këtu ku jemi jemi me meritë dhe falë punës sonë. Do të bëjmë maksimumin çdo ndeshje. Çdo ekip që luan kundër Vllaznisë, tashmë jep më shumë në fushë, sepse luan kundër kryesuesve të kampionatit, në krahasim me një ndeshje normale. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me qetësi dhe punë. Presion nuk ka ndjerë asnjë deri tani. Në fund, pas 22-javësh do të shikojmë ku jemi.

MERKATO- Për momentin po presim Klodian Gjinon. Nuk ka mbërritur ende në Shkodër, do të vijë sot deri në fund të ditës. Është një mesfushor, lojtar i Kombëtares U-21, nuk ka qenë kalimtar, ka luajtur në 2 cikle, në eliminatoret për Europian dhe Botëror. Prezantimi do të bëhet kur të vijë në Shkodër. Ishim pranë akordit edhe me një lojtarë tjetër, por rrugët ndryshuan në mes dhe shkoi te një klub tjetër.

E VËRTETA ME SISE- Ka ca cilësi shumë të mira. Ne kemi një opinion për të. Sise është i varur nga Dunga. Ne shpresojmë që ai do të vijë me gjithë këto burokraci që ka atje. Ne po presim vizën e punës, për të ardhur në Shqipëri. Pa vizë pune nuk kthehet dot në Shqipëri. Shpresoj që çdo gjë do të mbyllet në një mënyrë të mirë.

Ai do të kthehet për të luajtur me Vllazninë. Ka pasur një ofertë nga Japonia, të cilën ne afërisht do e kishim pranuar, por janë futur në lojë 3 agjenci të ndryshme menaxhimi, ku secili, kërkon pjesën e vetë të përfitimit. Në fund fare nuk ka dështuar transferimi nga ana jonë, por nga grupet që kanë menaxhuar transfertën. Ne kishim kontakt me një agjenci. Deri tani Dunga do të kthehet në Shqipëri.

ARDIT HOXHAJ- Ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare. Kur ka oferta të bindshme për klubin, normale që do të diskutojmë më shitje. Jemi në një periudhë, ku shpresojmë që cilësia e klubit do të rritet edhe me shitjet e lojtarëve. Çdo lojtar ka një çmim dhe e ka ëndërr të luajë në një kampionat më të fortë se kampionati shqiptar. Ne do të mbrojmë edhe interesatat e klubit. Nuk do të shesim asnjeri që është në interesat e klubit”, u shpreh Djarmati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb