Vllaznia e Shkodrës duket se e ka marrë më seriozisht se kurrë sezonin e ri duke shënuar një tjetë rezultat të thellë.

Shkodranët kanë fituar në ”Loro Boriçi” 8-0 ndaj Elbasanit që vjen nga Kategoria e Parë teksa ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Vllaznia me sezonin e ri duket një tjetër skuadër, pasi përveçse tashmë është 100% një ekip privat duket se grupi ka siguruar elementë mjaft cilësorë.

Kujtojmë faktin se pas dy ndeshjesh në Superligë Vllaznia mban e vetme kreun me 6 pikë të plota pas dy fitoreve të pastra 2-0 ndaj Apolonisë e Skëndërbeut. Në Kupë Vllaznia ka shënuar plot 15 herë për të mposhtur dy ekipe më inferiore si Devolli e Elbasani.

Ndërkohë kujtojmë se Vllaznia sezonin e kaluar arriti të mbijetojë në javët e fundit pasi siguroi vendin e Play-Off ku vetëm në 2 gusht konfirmoi pjesëmarrjen për këtë sezon në Superligë pasi mposhti 3-1 Besëlidhjen e Lezhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb