Ish-lojtari i Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Elvin Beqiri, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në News 24, foli për situatën aktuale që po kalon Vllaznia, duke u shprehur se shkodranëve u mungon harmonia në grup.

Dinamo – “Dinamo ka objektiva këtë vit, aq më tepër që është rikthyer pas shumë viteve mungesë në Superligë. Ai investim ka objektivat e veta, për të qenë në elitën siç ka qenë në vitet e tjera.

Nuk mendoj se është aleancë, pasi në derbi janë të pranueshme rezultatet të tilla. Rezultati na u duk habi, por Dinamo ka shfaqur probleme dhe në ndeshje të tjera, jo vetëm tani.

Vllaznia – Mendoj që Vllaznia e vjetshme ishte shumë e bukur si në lojë dhe rezultatet. Jemi koshient që jemi kënaqur të gjithë me lojën e tyre vjet. Ka pasur oshilacionet e veta.

Ekipi ka dalë jashtë pritshmërive duke marrë pjesë në Kupat e Europës, dhe luftoi për titull. Sivjet hyri me objektiva të tjera për të dalë kampionat, me buxhet të mirë, me merkato, por nuk e shoh aty ku duhet ose ku janë pretendimet.

Ndoshta dhe nga presioni që ka për objektivat, ndoshta dhe nga lëvizja e shumë lojtarëve, nuk po shoh akoma harmoninë e duhur te ky grup. Pavarësisht oshilacioneve që ka pasur në fillim do të jetë deri në fund pretendente për titull dhe ato objektiva që janë vendosur do të shkojnë deri në fund. Ndoshta do të ketë ndërhyrje në merkaton e dimrit”, – u shpreh Beqiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb