Fitorja 4-0 përballë Luftëtarit ishte një fitore që erdhi pikërisht në momentin e duhur, një fitore që çliroi sulmuesit dhe theu më në fund tabunë në “Loro Boriçi”. Vllaznia kërkon të bëj të njëjtën gjë edhe përballë Skënderbeut, një rival direk dhe një mundësi artë për tu shkëputur më në fund nga zona play-out. Jonuz pranon problemet fizike që ka ekipi i tij por beson se mund të dalin me pikë të plota nga kjo sfidë:

“Kemi luajtur dy herë dhe besoj që do marrim tri pikë në ndeshjen e radhës. Dua të flas për klasifikimin në Superligë dhe besoj që me fitoren e mundshme të Vllaznisë do të ngjitemi në renditje. Kemi pasur pak probleme në fushë, probleme në anën fizike por besoj se nesër do të jemi në 100%”.

Mirsad Jonuz nuk dëshiron ti referohet tabelës së klasifikimit, ky është një kampionat i ngjeshur ku diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla:

“Nuk e shoh klasifikimin pasi Skënderbeu dhe Vllaznia janë aty -aty. Laçi dhe Bylis gjithashtu janë pranë. Ndeshja e fundit me Skënderbeun e kemi luajtur shumë mirë dhe 3 pikë në transfertë na bënë mirë. Janë ata në të njëjtën situatë si ne para një faze. Çdo gjë është e mundur sepse kemi një grup të mirë. E di se përse është humbur ndeshja me Tiranën dhe Teutën, e kemi analizuar dhe nuk shoh vetëm Skënderbeun por të gjitha që janë pranë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb