Vllaznia vuan, por në fund arrin të marrë një pikë në transfertën e vështirë kundër Teutës, duke ruajtur serinë pozitive në këtë sezon dhe njohësisht kryesimin e Superligës. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” për javën e katërt pa në fillim si protagonistë shkodranët, që iu afruan golit të epërsisë me Krujën që në minutën e shtatë. Shpëtimtar portiere vendas që me këmbë largoi rrezikun. Në llogaritë e Teutës për këtë ndeshje mungon një gol spektakolar I anuluar për pozicion jashtë loje.

Hebaj dërgoi topin në rrjetë me një akrobaci mbreslënëse në minutën e 41-të, por festa e sulmuesit u ndërpre nga vërshëllima e arbitrit. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Vllaznia mbeti në fushë me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Isaevskit.

Me forca më të shumta, Teuta provoi deri në fund të fitonte sfidën, por pa sukses. Vetëm barazim pa gola, ndërsa pika e marrë mban Vllazninë në vendin e parë, duke e konfirmuar atë mes pretendentëve për titullin kampion.

Fitoren e parë në këtë sezon siguroi Kukësi, që mundi 1-0 Laçin. Goli i Ibrahimit në minutën e 43-të I dhuroi suksesin skuadrës verilindore që kalon krizën në nisje të kampionatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb