Dy ekipet pretendente, Vllaznia dhe Kukësi, u ndalën mes tyre në një barazim 1-1 në Shkodër, duke i dhënë mundësi rivalëve. Një ndeshje e haur deri në fund, por skuadrat ndanë vetëm një pikë.

Vllaznia e nisi shumë mirë takimin, teksa shënon që në minutën e tetë. Pas një aksioni në krahun e djathtë të Gurishtës, topi i tij në qendër mbërrin te Latifi, i cili gjuan menjëherë dhe dërgon sferën në rrjetë. Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

Vendasit nuk e ulën ritmin edhe në pjesën e dytë, madje në 65’ godasin edhe shtyllën. Por ata që shënojnë janë verilindorët. Në 70’ Puntus barazon për Kukësin pas një veprimi të bukur në zonë. Nuk ka më gol, dy ekipet ndalin njëri-tjetrit në luftën për kreun.

Ndërsa Egnatia ka surprizuar Teutën, duke fituar 2-1. Rrogozhinasit shënuan në fundin e pjesës së parë me Artur Maganin, episod që u diskutua gjatë me VAR, por që në fund u akordua gol.

Në pjesën e dytë, në të 67’, sërish Magani, djali i ish-trajnerit të Egnatias, shënon, duke çuar shifrat në 0-2. Durrsakët hynë në lojë në 78’ me golin e Gjorgiev, por pa mundur do të shkojnë më tej. Teuta humb shumë terren me skuadrat e kreut, ndërsa Egnatia i afrohet Skënderbeut, ishte fitorja e parë për trajnerin Ramadani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb