Në orën 19.00 në Air Albania, Vllaznia do të masë forcat me Laçin, në kuadër të finales së Kupës së Shqipërisë. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin e shkodranëve, Mirel Josa dhe atë të kurbinasve, Shpëtim Duro që kanë shuar të gjitha dilemat.

Kjo sfidë vlen shumë për Vllazninë, e cila nëse fiton, kualifikohet për Kupat e Europës. Në krahun tjetër, laçianët duan një triumf prestigji dhe lavdie, pasi e kanë mbyllur në vendin e dytë në kampionat.

 

Formacionet:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Krymi, Latifi, Jonuzi, Heriç, Bulatoviç, Hakaj, Aralica, Viktor Da Silva.

Trajner: Mirel Josa

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Malota, Mazrekaj, Adeleke, Deliu, Velija, Ziko, Viktor.

Trajner: Shpëtim Duro

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb