E rëndësishme ishte fitorja. Por Vllaznia bën më shumë se kaq në transfertën kundër Apolonisë dhe përveçëse merr tri pikë dhuron edhe një festival golash në suksesin 6-0. Rezultati tregopn qartë dominimin e shkodranëve, që iu mjaftoi vetëm pjesa e parë për të vrarë garën me tre gola të shpejtë. Sfida u hap në minutën e 15-të, kur pas shërbimit të Adilit, braziliani Da Silva kaloi miqtë në epërsi.

175205514 134127328721954 7576881957566718281 N
175205514 134127328721954 7576881957566718281 N

Të pafuqishëm fierakët, që do të dorëzoheshin përpara pushimit. Në minutën e 24-rt, Dilaver dyfishoi shifrat me golin e qetësisë. Lavdi edhe për Ardit Hoxhaj, që vulosi pjesën e parë me trefishimin e avantazhit të Vllaznisë në minutën e 36-të. Me fitoren në xhep, të besuarit e Bërdariç plotësojnë triumfin me një goleadë të vërtetë pas pushimit. Da Silva gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 51-të për pokerin e shkodranëve. Pas këtij goli, rezultati qëndroi gjatë i pandryshuar.

175695520 134109112057109 4088087090128167953 N
175695520 134109112057109 4088087090128167953 N

Por fitorja e madhe dhe humbja dërrmuese e Apolonisë do të vulosej në fundin e ndeshjes. Bërdaric ka më shumë se një arsye për të festuar në pankinë, pasi në fushë është djali i tij Tim që gjen golin e parë personal në Superligë dhe atë të “manita” për shokdranët. Në limitet e kohës së rregullt ishte Ardit Hoxhaj me golin e dytë të tij që arshivoi triumfin e Vllaznisë, që ngjitet në kuotën e 50 pikëve dhe parakalon sërish Partizanin në tabelën e renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: