Shkodranët rikthehen tek futbolli i bukur, zhvilluan një 90-minutësh perfekt kundër Flamurtarit, në fund shijuan një tre pikësh që i vendos menjëherë në pozita komode. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia shfaqi anën e saj më të bukur, dhuroi një futboll ofensivë, mbi të gjitha vazhdon të ruaj traditën, janë fitues me lojtarë të rinj dhe pa emra të bujshëm. Vlonjatët vazhdon të mos jenë të qëndrueshëm, nga një fitore tenistike kundër Luftëtarit pëson një humbje në Shkodër duke konfirmuar se nuk janë ende gati për një sezon shumë konkurrues. Edhe pse ndeshja zhvillohej në kushte ideale, futbollistet e te dy ekipeve gabuan shumë edhe në pasime të thjeshtë në fillimin e pjesës së parë, kërcënimi i parë erdhi me goditje nga standarde në minutën e 15-të.

Shkodranët iu afruan sërish golit dy minuta më vonë, Halalaj u tregua reflektiv duke shmangur një moment të rrezikshëm në portën e tij. Ditmar Bici i rrëmbeu një penallti Donjet Shkodrës në minutën e 23-të, lezhjani i mi kohën Shkodrës dhe një penallti për të cilën nuk pati shumë kontestime. Nga 11 metra distancë Tafili u tregua i saktë duke kaluar Vllazninë në avantazh. Vlonjatët nuk lidheshin mirë në fushën e lojës, e kishin të vështirë të depërtonin në zonën e Vllaznisë, situatë e cila shqetësoi jo pak stolin e Flamurtarit. Fillimi i pjesës së dytë e gjeti sërish Vllazninë në sulm. Tafili kërkoi zgjidhje personale duke mos shfrytëzuar një kundërsulm të shpjetë që i gjeti shkodranët 4 kundër dy në zonën e vlonjatëve. Tafi ishte sërish protagonist dy minuta më vonë teksa goditi fluturimthi por pa gjetur kuadratin, një tjetër mundësi e mirë për të shënuar golin e qetësisë. Në minutën e 68-të, Jorgji bëhet protagonist duke marrë një vendim të rëndësishëm.

Hebaj depërtoi në zonën e flamurtarit rrëzohet por për gjyqtarin e takimit është thjeshtë një simulim, një moment që solli pakënaqësi në radhët e shkodranëve. Kuqeblutë thjeshtë ishin të pafat në gjetjen e golit të dytë, kjo edhe për meritë të portierit Halilaj që bëri mrekullinë duke shmangur një rast të rrezikshëm në minutën e 72-të. Goli ishte në ajër, mallkimi mori fund në minutën e 73-të teksa Hebaj dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Rezultati por mbi të gjitha loja e Vllaznisë kënaqi edhe tribunën vip që me sa duket shijoi në maksimum këtë sukses. Me flamurtarin e dorëzuar, Vllaznia administrojë qetësisht pjesën e mbetur të sfidës, duke marrë një tre pikësh të merituar dhe më shumë peshë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: