Vllaznia merr tri pikë me shumë vlerë në Shkodër përballë një rivali direkt si Partizani, duke e mposhtur 1-0. Një sukses me vuajtje, teksa në 30 minutat e fundit shkodranët luajtën me 10 lojtarë. Kjo fitore mban shkodranët në vendin e tretë.

Golin e vetëm të takimit e realizuar Latifi në minutën e 28-të. Shkodranët kalojnë në avantazh pas një skeme në goditje dënimi me Teqjen që bën mrekullinë ndaj Gurishtës, por jo përballë Latifit, i cili shtyn sferën në rrjetë. Ky ishte goli që vendosi sfidën.

Në minutën e 66-të Vllaznia mbeti me 10 lojtarë. Krymi ndali në mënyrë të parregullt Carën, i cili ishte nisur drejt zonës dhe gjyqtari i tregon kartonin e kuq. Gjithsesi, kuqeblutë e mbrojtën avantazhin dhe morën tri pikët, ndërsa Partizanin mundet pas 2 fitoreve radhazi.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu mposhti 2-0 Egnatian në Korçë, duke u rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjeve. Korçarët ndërrojnë vendet në klasifikim me rrogozhinasit, duke marrë tashmë vendin e tetë.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, por me të nisur e dyta, vendasit shënojnë golin e parë me Mensah. Pas një rrëmuje në zonë dhe me miratimin e VAR, Skënderbeu zhbllokoi sfidën. Në mesin e këtij fraksioni dëmtohet gjyqtari Hamiti dhe vendin e tij e zë Ardian Beqiri.

Në fund, pikërisht në 87’, Skënderbeu shënon edhe golin e sigurisë me Elvi Berishën. Tri pikë me shumë vlerë për korçarët kundrejt një rivali direkt për mbijetesë. Trajneri Ramadani e nis me humbje tek Egnatia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb