Vllaznia vazhdon t’i besojë shumë elementëve të rinj. Sot, klubi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me Rejan Alivoda, 19 vjeçari që vjen nga ekipi i të rinjve.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda. Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera.KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu!” – shkruan klubi.  Synimi i Vllaznisë është fitimi i kampionatit në sezonin që po vjen.

Yy
Yy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb