Brenda pak ditësh një ish i famshëm si Edi Martini nxjerr praktikisht jashtë loje Vllazninë duke i likuiduar fillimisht nga Kupa e duke i mposhtur sërish në kampionat, dy humbje që vendosin në pikëpyetje të madhe sezonin e ekipit shkodran. Kuqeblutë e kanë të pamundur të reagojnë në këtë fund sezoni, nuk njohin fitore që nga dita kur Mirsad Jonuz u largua, Hysen Dedja me gjithë dëshirën e mirë ende nuk po shijon fitoren e parë në krye të Vllaznisë. Teuta vijon formën shumë pozitive, këtë herë me një fitore të pastër 0me3 në transfertë që konsolidon gjithnjë e më shumë pozitat e tyre në zonën euro. Bregdetarët imponuan lojën e tyre që në minutat e para por golin e avantazhit e gjetën vetëm në minutën e 14-të pas një penalltie të fituar nga Hebaj, nga 11 metra distancë, Kallaku u tregua i saktë.

Pjesa Pare O
Pjesa Pare O

Vllaznia u përpoq të rikthehej në lojë por ishin të pa saktë në finalizim, gjithashtu lanë shumë hapësira pas me Teutën që dyfishoj shifrat në minutën e 82-të me një aksion fantastik nga Lorenc Vila. Katër minuta më pas ishte Aleksi ai i cili ekzekutojë saktë një 11-metërsh duke sigluar shifrat përfundimtare në 0me3.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb