Vllaznia me meritë ndodhet në krye të klasifikimit, plus nëntë nga ndjekësit, një skuadër që në pjesën më të madhe të sezonit, ka bindur në lojë dhe rezultate. Ekipi i Brdaric ka shquar gjithnjë për lojë ofensive por pikërisht ky repart ka çaluar jo pak në javët e fundit. Fill pas ndeshjes kundër Skënderbeut ku shpërthyen me një “manita” golash sulmi i Vllaznisë duket i “fikur”. Në 5 ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm katër gola, shpesh duke fituar në limite. Shqetësues është fakti që sulmuesi i tyre kryesorë, Haris Dilaver ka shënuar për herë të fundit në sfidën kundër Partizanit, nëntë javë që nuk e provon me shijen e golit.

Përpara përballjes kundër të kuqve ku repart bën me dhimbje koke teknikun gjerman, kjo pasi edhe alternativa tjetër, Albion Avdiaj ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mos jetë i pranishëm kundër Partizanit. Beniamini i trajnerit Brdaic, i kërkuar me insistim nga ky i fundit, nuk po arrin të përshtat as në Shkodër, deri më tani është aktivizuar vetëm 49 minuta, në çdo rast është hedhur në fushë si zëvendësues. Largimi i Dungës, forma jo e mirë dhe Dilaver dhe dëmtimi i Avdiaj bëjnë që shkodranët të kthejnë vështrimin nga Ardit Hoxhaj, i vetmi që ofron garanci për momentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb